Home KRYESORE Çfarë po ndodh në Tiranë? Forca të shumta policie blindojnë vendin ku...

Çfarë po ndodh në Tiranë? Forca të shumta policie blindojnë vendin ku do takohet Meta me Ramën

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, do të takohen sot dhe mesa duket do të vendosin nëse do të rinovojnë edhe për një mandat të ri katërvjeçar koalicionin e tyre brenda të majtës.

Takimi mes dy bashkëkryetarëve të koalicionit qeverisës është përcaktuar të zhvillohet sot, në orën 10:00, në Hotel Tirana.

Por këtë mëngjes, janë parë forca të shtuara policie pranë hotelit ku do mbahet takimi.

Në sy kanë rënë një numër i lartë i forcave policore dhe shtim i masave të sigurisë.

Kryeministri Rama do të jetë i shoqëruar në takim nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ndërkohë që kryeparlamentari Meta në takim do të shoqërohet nga zv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Share: