Roja i një hoteli në Tiranë ka përfunduar në gjyq pasi akuzohet për përndjekje. Denoncimi është bërë nga një grua që kishte punuar në të njëjtin vend pune me të, si pastruese.
Roja mësohet se është dënuar 1 vit burg për përndjekjen që i kishte bërë kësaj gruaje. Ai fillimisht kishte krijuar lidhje miqësie me pastruesen e hotelit dhe më pas kishin nisur lidhje. Por kjo lidhje duket se ishte kthyer në një fiksim për rojen, i cili e ndiqte ngado këtë grua.
Gjatë deklarimeve në gjykatë, pastruesja është shprehur se i dënuari F. Z., ishte kthyer në një shqetësim për të dhe familjen e saj, pasi e priste te pallati dhe e ndiqte ngado që shkonte.
Por roja i dënuar është shprehur se me denoncuesen kishte bërë seks edhe pas denoncimeve që ishin bërë nga ajo në polici.
“Në asnjë moment nuk e kam përndjekur, pasi ka qenë dëshira e saj të lidhej me mua. Ne edhe pas kallëzimit në polici kemi kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin”, ka thënë ai në gjykatë./Shekulli