Home KRYESORE Dule: Rama me simptoma klasike te “sindromës hubris”. “Sëmundjes” më të...

Dule: Rama me simptoma klasike te “sindromës hubris”. “Sëmundjes” më të rrezikshme të politikanit

Pas ironive të kryeministrit Edi Rama nga Finiqi, vjen dhe reagimi i kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Me anë të një postimi të shkurtër në ‘Twiter’, Dule thekson se thëniet e Ramës sot ishin simptoma klasike të ‘sindromës hubris’, që sipas tij janë ‘sëmundje’ të rrezikshme të politikanit në pushtet.

“Të thënat e sotme të z Rama- simptoma klasike e “sindromës hubris”. “Sëmundjes” më të rrezikshme të politikanit në pushtet sipas lordit Owen”, citohet në mesazhin e Dules.

Rama ironizoi sot Dulen para banorëve të fshatit Aliko në Finiq se kreu i PBDNJ-së i ishte bashkuar çadrës.

“Vettingu, që i ka detyruar ata që të futen në çadër, bashkë me Vangjelin. Se di ca bën ai sot. Sot është Shën Thomai, jo Shën Vangjeli. (Shën Gjergji i thonë të pranishmit) Po i thash Gjergji, do ngrihen ata të Athinës dhe të thonë se ‘na morën Jorgon’. Se i çon sms Vangjeli. Ça bën Vangjeli në çadër?? (Pyet) (Fle gjumë thonë banorët) Gjumë nuk fle ai, se e njoh dhe e kam mik. Duhet thirrur në rrugë të drejtë, ju të kishës mund ta thërrisni. Po Vangjeli nuk merret me këto punë, se ai merret me demokracinë”, tha Rama.

Share: