Njoftohet se numri i personave të arrestuar në portin e Durrësit për trafikim droge drej Italisë shkon në 18 persona. Prokuroria bën me dije për mediat se ndër 18 të arrestuarit 10 janë punonjës policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe 8 doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës.
Të arrestuarit dyshohen se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në shkurt dhe mars 2017, përkatësisht në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, i cili kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit.
Në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis në bord. Sipas të dhënave të grupit hetimor, këta punonjës bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të kaluar sasitë e mëdha të drogës nga Shqipëria në Itali.
Për këtë arsye gjykata ka caktuar masën arrest me burg për shtetasit:
- Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
- Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
- Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
- Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
- Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
- Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
- Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
- Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
- Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
- Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
- Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
- Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
- Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
- Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
- Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
- Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
- Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
- Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës.