Nga Ylli Dylgjeri
Lume kanabisi… TV-te e fillojne dhe i perfundojne edicionet e Lajmeve me zbulimet e magazinave me kanabis.
Çdo ore, çdo dite po njohim nje objekt te ri te mbushur me bimen e thare ne thase.
Nderkohe, Drejtoret e Policise ne Qarqe po raportojne shifrat. Kaq kg te kapura ketu, e kaq ton aty.Te shoqeruarit nuk mbahen mend. Te tjere jane ne hetim. Raportohet per rezultatet e aksionit te dites. Paçka se droga ishte aty edhe nje muaj me pare. Edhe çunat aty ishin.
Por sot jemi ndryshe… Ne muajin tjeter. Ne nje klime tjeter. Me nje Raport tjeter. Ne nje fokus tjeter. Me nje Minister tjeter. Duhet vleresuar kjo pune. Pse jo edhe falenderuar.
E nderkohe kane nisur edhe mitingjet e fushates zgjedhore. E çuditshme? Po behen dy pune njeheresh! Them se duhet pastruar vendi se pari. S’mund te hapim njeheresh edhe depot edhe tunelet apo Vilat me droge, e njekohesisht edhe mitingjet e takimet elektorale.
Te mbarojme nje here pune me te parat.Te njihen pergjegjesit, autoret, hierakia etj, e me pas te flasim me ze te larte ne mitingje. Se po shohim ne mitingje ato qe dje benin fushate per te mbjelle drogen qe po e kapim sot me mundime e me faturen plus. Edhe ky eshte Vetting.
Ti bejme punet me mire me sira