Një ditë pas ndërmjetësimit mes palëve për zgjidhjen e krizës në vend, negociatori David McAllister shkruan se “pas tryezës nuk u gjet konsensus për cështjen thelbësore, të datës së zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie teknike”.
Në një status në facebook, ai thotë se duhet kapërcyer bllokada politike, pasi në vend ka krizë serioze politike që rrezikon edhe zgjedhjet.
“Në Shqipëri, një krizë serioze politike po rrezikon zgjedhjet e planifikuara për në qershor. Në Tiranë, ndërmjetësova dje mes qeverisë dhe opozitës. Ka pasur përparim në disa fusha. Por nuk ka konsensus për çështjen thelbësore, të datës së zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie teknike. Tani duhet ta kapërcejmë bllokadën politike”. – shkruan negociatori i BE.