Presidenti i Republikës Bujar Nishani ndodhet për një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Midis te tjerash, ai ka vizituar edhe xhaminë e Pejgamberit në Medinë dhe ka falur namazin sipas ritualit musliman.
Ne fotot e shperndare neper rrjetet sociale, në krah të tij duket edhe i biri, i cili ka veshur rrobat e posaçme për këtë ritual fetar ndersa presidenti Nishani është mjaftuar vetëm me heqjen e xhaketës dhe kravatës.
Ky është i pari rast ku një zyrtar shqiptar i këtij niveli viziton vendin e shenjtë në Mekë.
Shteti shqiptar qe ne embrion eshte cilesuar perendimor ku Feja ka qene e ndare nga politika dhe kjo zgjedhje ka qene nga me te arrirat e shqiptareve te cilet jane gjendur gjithmone midis dy boteve te ndikuara nga Fete e ndryshme, kryesisht Kristiane dhe Muslimane.