Home KRYESORE Frika nga sulmet terroriste, 50 000 policë blindojnë Francën

Frika nga sulmet terroriste, 50 000 policë blindojnë Francën

Franca mban zi, është e tmerruar nga një atentat, i cili në bazë të të dhënave të deritashme është kryer me model “Shteti Islamik” (ISIS).

Keshtu pra zgjedhjet presidenciale të kësaj te diele zhvillohen në një situatë të ndryshuar dhe në fakt, që para atentatit në Champs Elysee ishte e qartë që masat e sigurisë do të përforcoheshin edhe njëherë ditën e votimit.

Në të gjithë vendin do të jenë të angazhuar 50.000 policë, të mbështetur nga 7.000 ushtarë të një njësie antiterror. Në Francë ende është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.

Në fillim të javës u duk sikur forcat e sigurisë të Francës qenë të pozicionuara si duhet. Kështu policia arriti të arrestojë në Marsejë dy burra, për të cilët dyshohet se kanë planifikuar një atentat terrorist.

Në kontrollin e banesës së tyre u gjetën ndër të tjera lëndë shpërthyese, armë zjarri si dhe një flamur i IS. Presidenti Hollande foli për një sukses të madh. Madje edhe shtypi francez e lëvdoi punën e policisë.

Share: