Home KRYESORE Gjoni: Deklarata e kryediplomatit gjerman ishte e mangët

Gjoni: Deklarata e kryediplomatit gjerman ishte e mangët

Sekretari Ndërkombëtar pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni thotë në “Tonight Ilva Tare” thotë se deklarata e ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë ishte e mangët dhe se nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Pjesë nga biseda:

Gjoni: Unë mendoj se në këtë rast, qëndrimi i zt.Gabriel, i ministrit të Jashtëm do të thoja ishte i mangët. Pse i mangët? E kërkon logjika politike dhe morale. Kur vjen në një vend si Shqipëria, për më tepër si Ministër i Jashtëm. Logjika ime personale me sa e kuptoj unë e do që ky zotëria i nderuar që përfaqëson shtetin më të fuqishëm të Evropës minimumi do të takohet edhe me opozitën, para se të thotë ndonjë fjalë për këta.
Të ishte takuar me gjitha palët dhe pastaj të jepte një deklaratë. Le t’ia jepte dushin e ftohtë edhe gjatë takimit edhe pas takimit. Më duket pak e mangët, sepse asnjë njeri nuk është kundër futjes së opozitës në Parlament dhe bërjes së politikës në institucione. Kjo është imperativa morale e demokracisë. Nga ana tjetër, ti mund të injorosh disa probleme reale. Ne nuk jemi një vend i BE-së. Jemi një vend ku ka shqetësime reale për kriminalizimin e strukturave të policisë, shumëfishim të kultivimit të kanabisit.

Tare: Nuk i di Gjermania këto?

Gjoni: Prandaj thashë e mangët, jo i pa informuar. Është i informuar. Unë mendoj se ishte një qëndrim që nuk ndihmon në zgjidhjen e krizës. Një e ulët kredibilitetin e BE-së gjithnjë e në rënie. A pati ndonjë efekt? Zt.Ministër erdhi, iku dhe opozita është më radikale në qëndrimin e saj.
/Ora News.tv/

Share: