Home KRYESORE Gjykata pezullon drejtorin e PDIU’-se te Fondit të Kujdesit Shëndëtësor

Gjykata pezullon drejtorin e PDIU’-se te Fondit të Kujdesit Shëndëtësor

Gjykata ka vendosur sot pezullimin nga detyra të drejtorit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Erjon Manohasa.

Sipas vendimit të Gjykatës, Manohasa ka dhënë licensë për dializën për një spital privat i cili nuk i plotesonte kushtet e nevojshme. Spitali tjetër në garë ka bërë denoncimin dhe pas hetimeve, gjykata çmoi të udhës pezullimin e drejtorit.

Manohasa është vendosur nga PDIU-ja pas largimit nga kjo detyrë e ish-drejtoreshës, Vjollca Braho, e cila u emërua zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Share: