Home KRYESORE Gruevski: Mjafton një shkëndijë të ndezë gjithë Ballkanin

Gruevski: Mjafton një shkëndijë të ndezë gjithë Ballkanin

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, lideri i VMRO-DPMNE-së, ka deklaruar se mjafton një shkëndijë për të ndezur gjithë Ballkanin. Gjatë një interviste për gazetën serbe, “Blic”, Gruevski ka deklaruar se Ballkani është i njohur për shkak të konflikteve.

“Shpesh ne kemi qenë dëshmitarë të një konflikti në një shtet apo të një tjetri. Ballkani është një zonë e caktuar ku ka shumë interesa. Për fat të keq, shkëndija e hedhur në një vend mund të ndezë zjarrin në shumë vende të tjera.

Ne shohim se ka tension të madh në disa vende të rajonit. Do të ishte naive të përjashtonim ndonjë skenar, por kjo varet nga ne dhe se duhet të punojmë më shumë për t’i kapërcyer ato”, u shpreh Gruevski. Ai është shprehur i bindur se me formimin e Qeverisë së re, Maqedonia do të bëhet shtet binacional me dy gjuhë zyrtare dhe se bashkësitë e tjera etnike sipas tij, do të kalojnë në plan të dytë.

“Maqedonia do të bëhej shtet binacional me dy gjuhë zyrtare. Bashkësitë tjera etnike të cilat janë pasuri e Maqedonisë sonë multietnike, do të shkonin në plan të dytë. Pastaj do të fillojë procesi i kantonizimit ose federalizimit, që do ta zhdukte karakterin unitar të shtetit. Partitë shqiptare nuk largohen nga kushtet e bankënotave si dhe uniformat. Do të fillojë debati për himnin, stemën dhe flamurin dhe vonë do të rezultojë me ndryshimin e tyre”, përfundoi ai.

Share: