Policia italiane e qytetit të Romës ka arrestuar sot një shtetas shqiptar, 20 vjec, me akuzën e trafikut të lëndës narkotike të tipit marijuanë. Në furgonin me të cilin ai udhëtonte u gjetën rreth 260 kg marijuanë e konfeksionuar në 44 pako.
Arrestimi i shqiptarit erdhi pas një kontrolli të policisë rrugore në rrugën Boccea të Romës. Shtetasi shqiptar në momentin e parë ka tentuar të evitoj postobllokut të policisë italiane.
Pas ndalimit forcat italiane të rendit kanë zbuluar në pjesën e pasme të furgonit sasinë e drogës. 20 vjeçari shqiptar rezulton pa adresë banimi në Itali e ndaj tij është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg në strukturën Regina Coeli të Romës./lapsi.al