Home KRYESORE Ja si u ekzekutua Artan Cuku sapo u nda nga gruaja dhe...

Ja si u ekzekutua Artan Cuku sapo u nda nga gruaja dhe fëmijët

Një ekzekutim mafioz ndodhi mbrëmjen e së shtunës në “Rrugën e Kosovarëve” pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar vranë me armë zjarri Artan Cukun, ish-drejtor i Policisë së Vlorës dhe më herët nëndrejtor i Policisë së Tiranës. Ngjarja ndodhi në hyrje të pallatit ku ai jetonte.

Lapsi.al ka mësuar detaje nga ajo që ndodhi rreth orës 20.00 të së shtunës. Mësohet se 40-vjecari ka qënë në një lokal pranë banesës së tij i shqoëruar nga bashkëshortja dhe dy fëmijët e çiftit, një djalë dhe një vajzë. Pas daljes nga lokali ai është ndarë nga familjarët dhe ka hyrë në një prej supermarketeve ngjitur me lokalin ku ka blerë pak gjëra.

Pas daljes nga supermarketi, burimet i thanë lapsi.al se Cuku është ndjekur nga pas nga autorët. Ata e kanë arritur në hyrje të derës së ashensorit ku ai po priste për tu ngjitur në banesë.

Hetuesit dyshojnë se ai i ka vënë re atentatorët dhe fillimisht ka tentuar të përballet me ta, por kur ka parë që ata kanë qenë të armatosur ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur. Ndaj tij është qëlluar 2 herë dhe plumbat kanë qenë fatalë pasi e kanë kapur njëri në qafë dhe tjetri në kokë.

Nga dëshmitë e dhëna në polici mësohet se personat që kanë dëgjuar të shtënat kanë parë dy presona të maskuar, të cilët kanë mundur të largohen me motor duke përfituar edhe nga errësira.

Artan Cuku, ka mbajtur poste të larta drejtuese në Policinë e Shtetit, si zv/drejtori i Policisë së Tiranë, zv/drejtor i Fierit, dhe deri në vitin 2013 drejtonte policinë e Vlorës.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe të shumta në zonën ku ndodhi vrasja. /lapsi.al/

Share: