Universiteti i Prishtinës duket se nuk është vetëm parajsë për studentët. Shumë studentë keqtrajtohen nga mësimdhënësit por shumë pak prej tyre mund të ankohen për arsyen se shumica e mësimdhënësëve janë edhe në funksione të tjera si ministra, deputetë, redaktorë duke krijuar një frikë te studentët.
Kjo është Janinë Mehmeti, studente në fakultetin ekonomik në Universitetin e Prishtinës, e cila para 1 viti në rrjetin sociale Facebook kritikoi profesoreshën Mihane Berisha – Namani për disa gabime drejtshkrimore në një libër të sajin. Por, studentja thotë se pas një viti profesoresha gjati rastin e t’i hakmerrej.
Ajo është shprehur për Tribuna Channel se para 3 ditësh është përjashtuar nga provimi i lëndës “Ekonomia e Internetit” për shkak të këtij postimi në Facebook.