Gjykata franceze në Colmar ka rrëzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim duke liruar Ramush Haradinaj.
Pas njohjes me të gjitha provat që depozitoi Serbia ndaj ishKomandantit të UÇK, gjykata vendosi të mos i marrë në konsideratë.
Kështu pas 4 muajve në Francë, kreu i AAK sot do të rikthehet në Kosovë. Ramush Haradinaj u ndalua nga data 4 janar e këtij viti në bazë të aktakuzave të vitit 2004 nga shteti serb akuzohet për krime lufte.
Ramush Haradinaj qe arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni, po në bazë të një fletë arresti të Serbisë.
Ai ishte mbajtur për disa ditë në arrest në Ljubljanë dhe më pas ishte liruar. Haradinaj është gjykuar dy herë në Hagë, nën akuzat për krime lufte, por ai dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, më 8 mars të vitit 2005, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës, për t’u dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. Në vitin 2008 u shpall i pafajshëm.
Po ashtu, një proces tjetër ndaj tij ishte iniciuar po në Hagë, por sërish qe shpallur i pafajshëm në vitin 2012, duke u liruar nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për krime lufte.