Home KRYESORE Lista Serbe paraqet kërkesë në KQZ që të shndërrohet në parti politike

Lista Serbe paraqet kërkesë në KQZ që të shndërrohet në parti politike

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Nenad Rikalo ka konfirmuar se iniciativa qytetare e Listës Serbe ka bërë kërkesë në KQZ që të shndërrohet në parti politike.

Rikalo për Tanjug ka thënë se kërkesa për regjistrimin e Listës Serbe si parti është paraqitur nga Slavko Simiq dhe ka shtuar se kjo iniciativë është mbështetur nga mbi 1.650 njerëz, përfshirë deputetë, përfaqësues të qeverisë, kryetarë të komunave dhe persona tjerë.

Share: