Rivalitet i fortë dhe marrëdhënie e ftohte mes zonjes se Parë te SHBA Melania Trump dhe vajzes se Donald Trump Ivanka Trump, shkruan Vanity Fair.
Revista citon burime të afërta me familjen e Presidentit amerikan, sipas të cilave dy zonjat nuk e durojnë dot njëra-tjetrën.
Thuhet se një ndër shkaqet është fakti se Ivanka Trump është angazhuar së tepërmi në takimet zyrtare që zhvillon Presidenti Donald Trump. Duket se Melania nuk e pëlqen këtë rivalitet.
Një tjetër burim i gazetës thotë se ajo është e mërzitur për shkak se që në fillim nuk ka dashur të bëhej Zonja e Parë e Amerikës.
Megjithatë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë mohoi këto pretendime dhe deklaroi se Ivanka dhe Melania kanë një marrëdhënie të afërt./Panorama/