Me një kuti me kokoshka në dorë Ambasadori Donald Lu ka zgjedhur të shkojë në kinema për të parë shfaqjen e filmit ‘’Hidden Figures’’. Ky ka qenë një takim i organizuar nga vetë ambasada dhe kreu i saj nuk mund të mungonte.
Filmi trajton tematikën sesi tre punonjëse me ngjyrë, mjaft të afta në punën e tyre ndihmuan në përmisimin e misioneve në hapësirë.
Katherine Johnson, Dorothy Vaughan, dhe Mary Jackson, punuan për NASA-n dhe shërbyen si truri i një prej misioneve më të mëdha në histori: nisja e astronautit John Glenn në hapësirë.
Pas një dite të lodhshme takimesh edhe ambasadori Lu e meritonte pakëz relaks.
Jo pak herë ambasadorin Donald Lu e kemi parë përtej petkut të zyrtarit duke shfrytëzuar ato hapësira që të lejon vendi ynë për çlodhje. /Shuplaka