Home KRYESORE Meta: Koalicion me PS, por me këto kushte: Duhet qeveri Besimi!

Meta: Koalicion me PS, por me këto kushte: Duhet qeveri Besimi!

Pas mbledhjes së kryesisë së LSI, kryetari Ilir Meta ne konference shtypi te posacme tha se partia e tij është e gatshme të konfirmojë koalicionin me PS-në. Por, nga ana tjeter Meta shtoi se konfirmimi i koalicionit varet nga sjellja e kryeministrit, Edi Rama, në mënyrë që ky i fundit të japë garanci për opozitën që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“LSI është e hapur të afirmojë për zgjedhjet e ardhshme koalicionin me PS, bazuar në arritjet e deritanishme të koalicionit aktual dhe të reflektimit serioz të mënyrës së funksionimit dhe analizës së objektivave të parealizuara ende.

Nëse lideri i PS nuk garanton zgjedhje të lira dhe dhënien e të gjitha garancive të mundshme për opozitën që të jetë e procesit zgjedhor, LSI nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë dhe as një farse elektorale.

LSI mes të majtës dhe të djathtës, zgjedh të majtën. Mes zgjedhjeve demokratike dhe farsës, zgjedh zgjedhjet demokratike. Mes demokracisë dhe diktaturës, zgjedh demokracinë” – tha Meta duke shtuar paqartesine e situates politike ne vend.

Meta shtoi nevojën e nje Qeverie Besimi e cila padyshim shkon afer me kerkesat e Opozites se djathte e cila vazhdon te mos hyje ne insititucione. Ilir Meta edhe nje here po tregon se komandon nga shkojne zhvillimet politike dhe se nuk mund te jete i barazuar me pa te drejte me nje parti si PDIU.

Share: