Kryeparlamentari Meta ashtu sikurse pritej e ka nisur herët ditën e tij të punës ne keto momente decizive politike. Përpara së te shkojë në takimin me Ramën në orën 10.00 në Hotel Tirana, Meta mësohet se ka zhvilluar një takim me Shpëtim Idrizin e PDIU.
Axhenda e takimit paska qene situata politike aktuale në vend dhe zgjidhja e kësaj krize. Ky takim nuk është i rastësishëm sot. Pasi qëndrimi i PDIU ndaj koalicionit mund të influencojë edhe te LSI në qëndrimin e saj.
Ndërkohë që LSI dhe PDIU kanë dalë më herët në një platformë të përbashkët me 7 pika për zgjidhjen e krizës politike.