Home KRYESORE Ministri Bushati “kundër” LSI

Ministri Bushati “kundër” LSI

Radhes të socialistëve që shfaqin publikisht qëndrime të kundërta më aleatin e tyre në qeverisje, LSI-së, i është shtuar edhe ministri i jashtem Ditmir Bushati.

“Qytetarët shprehin vullnetin e tyre çdo 4 vjet. Nuk jemi peng i askujt, PS është partia më e madhe. Për zgjidhjen e krizës, LSI ka një pikëpamje jo të njëjtë me ne. Pikëpamja jonë është e bazuar në Kushtetutë”, tha Bushati nga Shkodra.

Bushati shtoi se reforma në drejtësi është test për forcat politike dhe se sipas tij ka edhe një përpjekje për destabilizimin e vendit, ndërsa shtoi se maxhoranca e ka axhendën e qartë. Namik Kopliku, po deputet socialist nga Shkodra ka dale publikisht kunder aleances me LSI ne zgjedhjet e ardhshme

Share: