Home KRYESORE Ministri Shalsi: Opozita përpjekje për një ’97 të dytë

Ministri Shalsi: Opozita përpjekje për një ’97 të dytë

Ministri Eduard Shalsi ka deklaruar se eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike shfaqen me deklarata që hera-herës ngjajnë me lojëra fjalësh.

“I tillë është edhe ai i sotmi i Tritan Shehut. Përpiqen të fshehin të vërtetën e bojkotit të parlamentit, që përditë e më shumë po bëhet e qartë për të gjithë shqiptarët: frika për të votuar vettingun”, ka thënë Shalsi.

Shalsi është shprehur se, “përpjekjet e krereve të PD për të rikthyer vitin ‘97 dhe destabilizuar vendin, shqiptarët i janë përgjigjur duke bojkotuar çadrën”, që tashmë, sipas tij, po mbahet peng nga një grup ekstremistësh.

“Krerët e PD-së me këtë qëndrim po tradhëtojnë jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë. I vetmi veprim i përgjegjshëm i Partisë Demokratike do të ishte kthimi në Kuvend dhe regjistrimi sa më parë për të marrë pjesë në zgjedhje. Vetëm kështu Shqipëria do të mund të ecë përpara me zbatimin e reformës në drejtësi dhe të përmbushë aspiratën e kahershme të integrimit në Evropë”, ka shtuar Shalsi./lapsi.al

Share: