Home KRYESORE Musliu: Mbështesim Tiranën dhe Prishtinën për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, por...

Musliu: Mbështesim Tiranën dhe Prishtinën për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, por jo pa Preshevën!

Nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme, ka deklaruar presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi. Reagimi i tij, pason deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili ka thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

Presheva: Tradhti kombëtare – Rama dhe Thaçi nëse anashkalojnë Luginën e Preshevës në bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës

Deklarimet e fundit nga Tirana dhe Prishtina për bashkimin e dy shteteve e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës . Njeri nga ta Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së dhe Kuvendit te Bujanocit për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” ka mbështetur prononcimet e Edi Ramës dhe dhe Hashim Thacit, nëse ato janë serioze, për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës ne një shtet.

“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën pa Luginën e Preshevës pa Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën është e gjymtë. Tani është momenti kyç që edhe Shqipëria e Kosova ta ngrehin dorën lart dhe t’i tregojnë Serbisë se kjo pjesë është e shqiptarëve dhe nuk duhet të preket. Obligim moral dhe kombëtar kanë Hashim Thaçi dhe Edi Rama qe ne këtë bashkim te përfshijnë domosdo edhe Kosovën Lindore ashtu siç e quajnë ata shpesh para zgjedhjeve, ndryshe Rama dhe Thaçi nëse na anashkalojnë, kjo është tradhti kombëtare!..” ka deklaruar ne vazhdim z.Mulsiu, ish-drejtor i SHP te UCPMB-së për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.Image

Ethnic distribution of Albanians 1898

Z.Musliu ne vazhdim duke justifikuar bashkimin e Luginës ne një Shtet unik të Shqipërisë dhe Kosovës, ka thëne se “Qëllimi dhe synimi i UÇPMB-së ka qenë i cekur edhe në platformë. Ishte bashkimi me Kosovën, pasi Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë qenë tokë integrale e Kosovës dhe janë ndarë dhunshëm prej këtij vendi. Për këtë është organizuar lufta jonë çlirimtare. Ky synim vazhdon të ekzistojë ende në shpirtin dhe zemrat e popullit shqiptar. Kjo është konfirmuar edhe me 1-2 mars te vitit 1992 dhe ne nuk kemi te drejte as morale as kombëtare qe te shkelim me amanetin e dëshmorëve tanë te UCPMB-së për çka u flijuan..”

Image

“Tani është momenti kyç që edhe Shqipëria e Kosova ta ngrehin dorën lart dhe t’i tregojnë Serbisë se kjo pjesë është e shqiptarëve dhe nuk duhet të preket. Jemi te vetëdijshëm se shkëputja e Luginës se Preshevës nga Serbia nuk do te jete e pëlqyeshme, siç nuk i ishte pëlqyer as shkëputa e Kosovës para 18 vitesh. Ja përkujtojmë Beogradit se kjo s’është Shqiperi e Madhe pa Nishin. Bile Serbia duhet te na falënderojë qe për momentin shqiptaret po kërkojnë bashkimin në një shtet vetëm me Shqipërinë, Kosovën dhe Luginën e Preshevës. Herdo kurdo ajo do t’i kthej tokat tona ”, ka thëne në fund Musliu./360grade.al

Share: