Home KRYESORE Nallbani: Kam kërcënuar një turist, Megi me kthjelloi…

Nallbani: Kam kërcënuar një turist, Megi me kthjelloi…

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani ka rrëfyer në një intervistë plot humor në ”Xing me Ermalin”, marrëdhënien me vajzat e saj.

Gjatë intervistës, Manjola ka treguar një udhëtim me vajzat e saj në Vjenë, ku Manjola ishte nxehur me një turist pasi ka menduar se po i ngacmonte vajzat.

“Isha bashkë me vajzat duke shëtitur në urën kryesore. Një mbrëmje e ftohtë, errësirë. Unë isha duke bërë foto. Duke ecur, ndaluam një moment dhe dëgjova një fjalë “zeksi”, “seksi” nga një burrë, diçka që nuk e kuptova mirë, por këtë “seksi” dëgjova unë dhe…. Iu ktheva dhe në shqip i thashë “të shqyej, të shqyej, more vesh?” Ai mbeti i hutuar, i huaj i shkreti, u largua….

Megi (vajza e madhe), më tha pas kësaj: “O ma, po ç’pate?” “Po se ç’tha një “seksi” dhe ngriti dorën lart. Me sa duket, tregonte ndonjë hotel lart.” Unë kështu mendova, por ai në fakt, kishte thënë: “Në kat të shtatë bëhen foto shumë të bukura”, – tha Megi.

Share: