Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në çadrën e protestuesve të opozitës. Mësohet se një protestues dhe pjesëmarrës aktiv në çadër është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga deputetja Mimoza Hajdarmataj, e cila ka postuar një mesazh prekës në rrjetet sociale për Avni Begën, të cilin e cilëson si demokratin e shkëlqyer nga Tepelena.
MESAZHI I HAJDAMERTAJT
Cadra e Lirisë humbi sot një luftëtar të paepur por kauza e Avniut dhe e gjithë shqiptarëve do të fitojë.
Keqardhje dhe trishtim të thellë për humbjen e parakohshme jeta të Avni Begës.
Ngushëllimet më të përzemërta familjes, miqve, të afërmve dhe gjithë demokratëve në Tepelenë për ikjen e pqrakohshme të Avniut.
Një demokrat i shkëlqyer, një partiak me zell dhe pasion të jashtëzakonshëm, cdo ditë në Sheshin e Lirisë për kauzën e zgjedhjeve të lira.
Avniu kishte shumë besim në fitore dhe amaneti i tij është për ne një frymëzim edhe më i madh për ta cuar deri në fund rrugën e nisur. I lehtë i qoftë dheu./CityNews