Kuvendi ka miratuar sot projektvendimin për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë, e cila do të ketë një lartësi prej 350 metrash.
Ky objekt pritet të ndërtohet në bulevardin e ri të Tiranës. Kulla do të ndërtohet nga kompani e njohur arabe “Al Habtoor Investment”, e cila ka premtuar se do të investojë 250 milion dollarë ndaj qeveria shqiptare e përjashton nga çdo lloj takse për 15 vjet.
Po kështu kompanisë nga Dubai do ti falen plot 25 mijë metrave katrorë truall. Ndërsa, qeveria në këmbim do të marrë disa ambiente që do t’i përdorë për Bashkinë e Tiranës. Kullat parashikohet që të përfundoi së nderuari brenda 3 viteve.