Home KRYESORE Nga Trump tek Macron, a është ky identikiti i politikanit të ri?

Nga Trump tek Macron, a është ky identikiti i politikanit të ri?

Në prag të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze u bënë krahasime të shpeshta mes Donald Trump dhe lideres së Frontit Kombëtar, Marine Le Pen për shkak të ngjashmërive ideologjike mes tyre.

Por Zëri i Amerikës analizon edhe të përbashkëta mes mënyrës sesi e mori Shtëpinë e Bardhë manjati i pasurive të patundshme dhe ngritjes së Emmanuel Macron.

Dalja e tij në krye është një mësim, sipas VOA, për politikanët e qendrës në Europë sesi mund të mposhtet populizmi i djathtë. Ashtu si Trump, edhe 39-vjeçari francez nuk ka mbajtur kurrë më parë një post të siguruar me zgjedhje.

Ai ka qenë bankier investimesh dhe për pak kohë ministër socialist i Ekonomisë, post në të cilin u emërua nga presidenti François Hollande.

Sot, nga një emër thuajse fare i panjohur është shndërruar në favoritin për të fituar presidencën franceze në balotazhin e muajit të ardhshëm.

Skeptikët e minimizuan kandidaturën e Macron, duke e cilësuar një “fluskë shampanje” që do të shfryhej shumë shpejt. Por nuk ndodhi ashtu.

Në më pak se një vit, progresisti që e quan veten si “as të majtë e as të djathtë”, ka ndërtuar me shpejtësi partinë e tij En Marche! (Perpara!). Ajo ka tani 250 mijë anëtarë, dyfishin e anëtarëve të Partisë Socialiste.

Që nga viti 1958, kur u krijua Republika e Pestë nga udhëheqeëi francez i kohës së luftës, gjenerali Charles de Gaulle, asnjë kandidat i pavarur pa eksperiencë elektorale nuk ka arritur t’i afrohet pallatit Elize.

Macron sidoqoftë ka ndryshime të mëdha me Trump sa i takon ideologjisë: ai është pro-globalizimit, pro-marrëveshjeve për tregti të lirë, pro BE-së dhe mikpritjes për imigrantët.

Por ashtu si presidenti amerikan dhe populistët e djathtë europianë, ai ka përfituar nga rritja e zemërimit të publikut ndaj partive tradicionale.

Share: