Ndryshime të bujshme prekët strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, në shenjë riorganizimi dhe reflektimi për problematikat e hasura gjatë vitit 2016.
Ajo që bie në sy, është drejtuesja e vetme grua që vihet në krye të një Drejtorie mjaft të rëndësishme, siç është ajo për Kufirin dhe Migracionin.
Këtë post e ka mbajtur deri më tani Genc Merepeza, i cili është ende në pritje të një detyre të re, e cila nuk i është përcaktuar akoma .
Aida Hajnaj do të jetë Drejtoresha e re e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin.
Hajnaj mbante deri në këto momente detyrën e shefes për Hetimin dhe Pastrimin e Parave.
Ajo është edhe bashkëautore në një botim “Menaxhimi i integruar i kufijve, rruga drejt integrimit Evropian” të botuar në vitin 2013.
Argumenti i këtyre lëvizjeve që dha Policia e Shtetit është: angazhimi në përmbushjen me sukses të një sërë prioritetesh të rëndësishme si garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në zbatimin e detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor; luftën kundër trafikut të drogës dhe veçanërisht kultivimit të kanabisit; luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme; konsolidimit të strukturave të Policisë së Shtetit edhe përmes rritjes së integritetit dhe aftësisë profesionale të punonjësve të Policisë e menaxhimit më të mirë të tyre, si dhe realizimit sa më mirë të detyrave që lidhen me sezonin e ri turistik