Nga Luciano Boci *
Rritja e pagës së tyre për disa mezi kapi 5 apo 7%. Madje një pjesë e konsiderueshme e mësuesve, janë gjendur para “të papriturës” së madhe:
Paga nuk i është rritur, por përkundrazi i është ulur!!!!????
Bëhet fjalë për ata që sot kanë nje diplomë të tipit ILP, 3 vjecare ose 2 vjecare, të marrë gati 25 vite të shkuara, ose para nisjes së procesit të Bolonjës, pavarësisht se kanë kaluar shkallët e kualifikimit dhe kanë një përvojë punë të gjatë e janë dhe mësues “mjeshtër”.
Kjo penalizon pjesën më të madhe të mësuesve të CU dhe Edukatoreve, por dhe të atyre të ciklit 9 vjecar e të mesëm.
Ulja prek gati 40-50% të totalit të mësuesve.
VKM nr. 175 e 3 Marsit i kategorizon diplomat e tyre si “Bachelor”, nisur nga Ligji plot “suksese” i Arsimit të Lartë (neni 124) dhe pagën bazë të tyre, nga ku nis cdo përllogaritje, nga 140.000 mijë lekë të vjetra në 110 mijë.
Akoma më keq për ato që kanë vetëm një shkollë pedagogjike ose artistike.
Paga bazë e tyre ulet në 100.000 lekë të vjetra.
Niveli i uljes, duke përfshirë “rritjen” e reklamuar me zhurmë e bujë, në total, kap shifra me një llogaritje të rrumbullakosur, alarmante.
Këta mësues do paguhen më pak nga 50.000 – 90.000 mijë, sipas kategorive. Ndërkohë mësuesit e matematikës e pësojnë akoma dhe më keq.
Atyre i hiqet dhe suplementi prej 12.000 lekësh, si masë për të stimuluar vazhdimin e kësaj dege nga të rinjtë.
Kjo haptazi është padrejtësi dhe mashtrim. Ligji i arsimit parauniversitar i mbron mësuesit nga kjo ulje me nenin 172 pika 5.
Por këta nuk e kanë përfillur.
Të njëjtën gjë bën dhe Kontrata kolektive e punës, por sindikatat as janë pyetur e as konsideruar.
Shkurt, Rama ia hoqi lekët disave nga xhepi dhe ia futi dhe të tjerëve, duke i mbajtur dhe kusur.
Jo vetëm i talli, por dhe i futi në diferencime e konflikt të absurd me njëri-tjetrin.
Madje nga një llogaritje e shpejtë rezulton se me “rritjen” e pagave të mësuesve, Buxheti i shtetit të Ramës ka dalë me fitim, pasi më shumë ka futur se sa ka nxjerrë. Ulja është më e madhe se rritja.
Skandali është mbajtur i fshehur dhe me urdhër nuk është pasqyruar në pagën e prillit për shkaqe elektorale.
Çdo pasojë do paguhet nga mësuesit pas përfundimit të zgjedhjeve.
Deri atëhere “Lavdi Rilindjes”!!!!
*Luciano Boci eshte deputet i PD