Home KRYESORE Përfundon takimi i Ramës me ambasadorin Lu dhe Arvizu, ja ç’diskutuan mbi...

Përfundon takimi i Ramës me ambasadorin Lu dhe Arvizu, ja ç’diskutuan mbi një orë në zyrën e kryeministrit

Ka përfunduar pas një orë e 20 minutash takimi mes kryeministrit Edi Rama, si dhe dy përfaqësuesive më të lartë të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe Alexandër Arvizu.

Takimi mes tyre u krye sot në mëngjes dhe nisi që në orën 09.00. Mësohet se mes tyre është diskutuar lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikut të drogës. Po ashtu, mendohet se në fokus të bisedës ka qenë edhe situata e krijuar politike në vend.

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu dhe Zv. Ndihmës Sekretari i SHBA, Alexandër Arvizu një ditë më parë u takuan edhe me kreun e LSI-së, Ilir Meta dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Share: