Home KRYESORE Presidenti i ri/ Kodheli s’e fsheh ambicien: Nëse do propozohesha…

Presidenti i ri/ Kodheli s’e fsheh ambicien: Nëse do propozohesha…

Në një kohë kur kreu i Kuvendit pritet të mbledhë sot Konferecën e Kryetarëve për nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri, kanë ardhur edhe kandidaturat e para për këtë post.

E ftuar në emisionin ‘Natë më Xhaxhiun’ në ‘News24’, nëse do pranonte postin për kreun e Shtetit, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka thënë se është e gatshme dhe e nderuar të pranonte këtë post.

Deklarata e saj vjen ndërkohë që kryeministri Rama deklaroi gjatë një interviste se nuk do të bëjë asnjë lëvizje në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri pa u këshilluar më parë me aleatin e tij në koalicion, Ilir Metën.

Po dje, kreu i grupit te PS, Gramoz Ruçi i dërgoi letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta mbi përcaktimin e kalendarit për zgjedhjen e presidentit të ri, pasi mandati i Bujar Nishanit mbaron më 24 korrik.

Gjithashtu mbreme kryeministri Rama zhvilloi nje takim me kryeparlamentarin Meta, ne qender tete cilit ishin negociatat per presidentin e ri.

Dje Drejtori i Shërbimit Juridik të Kuvendit Alban Brati i dërgoi një memo Metës ku e njofton për procedurat dhe afatet e zgjedhjes së Presidentit të Republikës një ditë para afatit të nisjes së procedurave.

Në letër thuhej se mandati i presidentit Bujar Nishani mbaron më 24 korrik 2017 ndërsa procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017. Ndërkohë që ligji parashikon edhe procedurat në rastin e mbarimit të mandatit të Kuvendit aktual, i cili përfundon më 9 shtator të këtij viti.

Share: