Përmes një komenti të botuar në Huffington Post, Luke Coffey, drejtor i Douglas dhe Sarah Allison Qendrën Heritage Foundation-së për Politikë të Jashtme, shkruan se një sërë zyrtarësh të lartë të Partisë Socialiste janë të lidhur me organizata të mëdha të trafikut të drogës.
Luke shton se filantropisti George Soros gjithashtu ka një ndikim të madh tek PS si dhe se Rusia po “fërkon” duart, në pritje që kriza politike të çojë vendin në destabilitet, në mënyrë që ajo të përfitojë në kurriz të politikës së SHBA-ve në rajon.
Mbi këto argumente, Luke I bën thirrje Sekretarit të Shtetit Tillerson që të ndërhyjë në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që politika anti-perëndim të mos përfshijë rajonin.
Luke Coffey*
I pozicionuar në këndin juglindor të Evropës, Ballkani është 4,500 milje larg nga Bregu Lindor. Pra shumica e amerikanëve do të jenë të justifikuar nëse pyesin: “Çfarë lidhje ka ky rajon me ne?” Por stabiliteti dhe siguria në Ballkan është e rëndësishme për SH.B.A-të për shumë arsye. Rajoni ka qenë historikisht një pikë e nxehtë për luftërat në Evropë – disa nga të cilat janë tërhequr edhe trupat e SHBA-së në luftë. Kjo është arsyeja që SHBA-së ka investuar miliarda si ndihmë aty, që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Disa pjesë të rajonit kanë qenë edhe vatra të ekstremizmit islamik dhe bashkarisht, Ballkani ka dërguar qindra luftëtarëve të bashkohen me Shtetin Islamik në Siri. Gjatë gjithë kohës, Rusia është aktive në rajon, duke u përpjekur të minojnë interesat e SHBA-së atje. Tani ka kërcënime politike, të cilat kërcënojnë të zhbëjnë përpjekjet e Amerikës për të sjellë sigurinë dhe begatinë në rajon – me paratë e taksapaguesve të SHBA.
Sipas një letre të nënshkruar së fundmi nga gjashtë senatorë dhe kongresmenë, organizata si Fondacioni Shoqëria e Hapur e George Soros, po forcojnë e lëvizjet politike të krahut të majtë në rajon në kundërshtim me interesat amerikane, dhe përdororin fondet e siguruara nga USAID-i për ta bërë këtë. Shtete si Rusia janë duke përfituar nga destabilizimin politik që pasoi për të promovuar një axhendë anti-perëndim. Stabiliteti dhe siguria e siguruar në rajon që nga fundi i viteve 1990 mund të jetë në prag të një shpërbërjeje të madhe, duke qënë se demokracia dhe qeverisja janë duke u vënë në provë. Shihni se çfarë po ndodh në Maqedoni.
Ndikimi i jashtëm në vend ka çcuar në një ngërç politik që ka lëkundur themelet demokratike. Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për politikëbërësit SHBA-së. Ndërkohë, një stuhi po afrohet në Shqipëri, ku zgjedhjet parlamentare janë planifikuar për në qershor. Si një vend anëtar i NATO-s, rreziqet janë edhe më të larta në Shqipëri dhe kërcënimi për destabilizimin e rajonit është edhe më i madh. Nëse gjërat shkojnë keq, Rusia do të jetë aty për të marrë çfarë do të ngelë. Janë tre faktorë që duhen marrë në konsideratë.
Së pari, zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë transparente, të lira dhe të hapura. Partia Demokratike në opozitë e ka humbur besimin në procesin zgjedhor dhe qeveria nuk ka bërë asgjë për të lehtësuar frikën e manipulimit. Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime në lidhje me mundësinë për parregullsi zgjedhore. Së dyti, korrupsioni është i përhapur kudo në Shqipëri. Në zemër të këtij korrupsioni është tregtia e drogës në rajon. Shqipëria duket se është në rrugë të mbarë për t’u bërë epiqendra evropiane e trafikut të drogës.
Zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste në pushtet janë të lidhur me organizata të mëdha të trafikut të drogës dhe kryeministri Edi Rama është akuzuar në mënyrë të vazhdueshme për dështimin e goditjes së operacioneve të tyre. Së fundi, ashtu si në Maqedoninë fqinje, ekziston një shqetësim serioz në lidhje me grupe të jashtme si Fondacioni i Shoqërisë së Hapur.
Përzierja e zotit Soros në Shqipëri, përmes Departamentit të Shtetit nuk është asgjë e re. Dihet tashmë nga emailet e hakuara të John Podesta-s,se kur Hillary Clinton kryesonte Departamentin e Shtetit, Z. Soros ka komunikuar drejtpërdrejt me Clinton dhe stafin e saj. Rex Ë. Tillerson duhet t’i japë fund kësaj praktike menjëherë. Në këtë pikë, është e vështirë për të parë se sa ndikim Sh.B.A mund të ushtrojë në Shqipëri. Z. Rama kohët e fundit e ka përshkruar presidentin Trump si “turpi i qytetërimit tonë.” Kjo nuk është një bazë e mirë për marrëdhënie të shëndetshme SH.B.A-Shqipëri! Por të paktën, ne mund të mos u japim mundësi atyre që nuk i kanë interesat e Amerikës në zemër. Politikëbërësit amerikanë u treguan të papërgatitur për dramën politike në Maqedoni. Nuk mund të përballojmë që të njëjtat gabime të përsëriten në Shqipëri. Uashingtoni duhet t’i kushtojë shumë më tepër vëmendje se çfarë po ndodh në Ballkan. Përndryshe investimet tona masive atje pas Luftës së Ftohtë do të shkojnë dëm. *Luke Coffey është drejtor i Douglas dhe Sarah Allison Qendrën Heritage Foundation-së për Politikë të Jashtme./360grade.al