Home KRYESORE Rama luan basketboll, Basha nga Cadra: Vetem qeveri teknike per zgjedhje

Rama luan basketboll, Basha nga Cadra: Vetem qeveri teknike per zgjedhje

Sot Kryeministri është shfaqur në publik së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj. Të dy ata i janë bashkuar një grupi gjimnazistësh për të luajtur një lojë basketboll në fushën e ndërtuar tek Liqeni Artificial.

Në lojë e sipër s’kanë munguar as batutat mes tyre, ndonëse dukej që më shumë ishin të stisura për efekt marketingu politik sesa vinin natyrshëm. Rama i është drejtuar Veliajt me fjalët “Lali Eri”, teksa i kujtoi rikonstruksionin e kopshtit zoologjik…

Nderkohe kreu i opozitës Lulzim Basha sot iu drejtua me një mesazh te prerë dhe te ashper kryeministrit Edi Rama per forminin e qeverisë teknike dhe zgjedhjet qe qartazi duken se Basha i sheh ato te shtyra me tej dates 18 qershor qe percakton dekreti i presidenti Nishani.

“Nëse mendon se mund ta zgjasësh deri në ditët para zgjedhjeve dhe mendon se do largohesh me gjoja nje qeveri teknike që s’ka as kohë as këllqe të luftojë, s’ka as mundësi as vullnet as kohë të garantoje zgjedhje te lira. Nëse mendon se një qeveri e tillë do të përbëjë alibinë për ty dhe kauzën që ne e kemi ngritur mbi shpatullat, zërin e qytetarëve, atëherë gabohesh rëndë, koha tashmë po skadon, zgjedhjet e 18 qershorit nuk mund dhe nuk do të mbahen. Por zgjedhjet parlamentare do të mbahen sepse qeveria teknike e vullnetit për të luftuar krimin e drogën, e që do i japë mundësi cdo shqiptari të votojë, po vjen dhe do jetë realitet që banda e pushtetit të lidhur me krimin smund dhe s’do ta ndalë.” tha Basha, nga çadra e protestes

Share: