Home KRYESORE Rusia, Mali i Zi në NATO: Lëvizje që krijon ndarje në Europë

Rusia, Mali i Zi në NATO: Lëvizje që krijon ndarje në Europë

Ministria e Jashtme Ruse cilësoi pranimin e Malit të Zi në NATO si një lëvizje shumë të gabuar që krijon ndarje në Europë.

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për ta nënshkruar pranimin e Malit të Zi në NATO, “reflekton logjikë të konfrontimit në kontinetin evropian dhe krijon linja të reja ndarëse”.

“Prej vitit 1949, shtetet anëtare të NATO-s janë shtuar më tepër se dy herë, duke u rritur prej 12 në 28. Të hënën unë e nënshkrova protokollin për ta miratuar të 29-tin: Malin e Zi”,- tha Donald Trump.

Popullata e Malit të Zi në Detin Adriatik, është kryesisht e përbërë nga sllavët ortodoksë dhe Moska për një kohë të gjatë konsiderpon se është në sferën e saj të interesit, raporton agjencia AFP.

Për shkak të procedurave, Mali i Zi do të bëhet anëtar i NATO-s në fund të këtij viti, dhe me këtë rast do të përforcohet prania e kësaj aleance në Ballkan. Deri tani shtete anëtare janë Shqipëria, Kroacia dhe Greqia./lapsi.al

Share: