Home KRYESORE Rusia: NATO po përdor terrorizmin për të justifikuar praninë në Ballkan

Rusia: NATO po përdor terrorizmin për të justifikuar praninë në Ballkan

“Edhe pse NATO thotë se prania e saj në Ballkan është para së gjithash për qëllim të luftimit ndaj kërcënimeve terroriste, duket se aleanca po e përdor këtë qëllim fisnik për të fshehur motivet e vërteta për rritjen e saj ushtarake në rajon”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka thënë se qëllimi kryesor i Aleancës në Ballkan është për të luftuar terrorizmin dhe kërcënimin që vjen nga disa vendeve të paspecifikuara.

“Një Ballkan stabil është i rëndësishëm. Kohëve të fundit kam vizituar Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, jam i inkurajuar për të parë se si këto vende janë të fokusuara në luftimin kundër terrorizmit”, ka deklaruar Stoltenberg.

Megjithatë, Anatoly Petrenko, profesor në Akademinë e Menaxhimit Social i ka thënë ‘Sputnikut’ se NATO ështe thjesht duke përdorur luftën kundër terrorizmit si një pretekt për të justifikuar praninë e saj ushtarake në Ballkan.

“Unë nuk besoj se gjatë tërë kohës mund të gjenden terroristë. Dhe nëse nuk ka terroristë ne duhet t’i shpikim. Për çfarë lufte bëhet fjalë? Ky kontingjent ka rritur ndikimin duke ndërtuar bazë ushtarake në Ballkan si justifikim se po luftojnë terroristët”, ka thënë Petrenko.

Ai ka theksuar se është e vështirë të tregohet se për cilat grupe e kishte fjalën Stoltenberg kur foli për ‘luftëtarët e huaj’.

Duhet theksuar se më 16 tetor 2016 gjatë zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi autoritetet lokale arrestuan një grup të njerëzve ku përfshiheshin disa shtetas rus dhe serbë, të cilët dyshohet se kishin planifikuar të vrasin kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviç./dita.al

Share: