Home KRYESORE Shokojnë shkencëtarët! Zbulojnë misterin e avionit të zhdukur të Malaysia Airlines

Shokojnë shkencëtarët! Zbulojnë misterin e avionit të zhdukur të Malaysia Airlines

Shkencëtarët australianë pohojnë se e dinë vendndodhjen e avionit të zhdukur Malaysia Airlines MH370.

Sipas tyre ai gjendet në veri të zonës së kërkimit të rregull, vend të cilin vet shkencëtarët e kishin refuzuar si mundësi e të qenit destinacion i vendndodhjes të së zhdukurit MH370, njofton Klan Kosova.

Analiza e re e drenimit të mbeturinave të oqeanit konfirmon se vendndodhja më e mundshme e avionit MH370 është zona 25 mijë km katror. Aeroplani Boeing 777 u zhduk në rrugë nga Kuala Lumpur në Pekin më 8 mars 2014 me 239 njerëz në bord dhe zhdukja e tij është një nga misteret më të mëdha të aviacionit, njofton Klan Kosova. Ndërkaq kohë më parë që nga 2014, janë realizuar hetime nga më të ndryshmet ku 10 teori nga to, mund t’i gjeni më poshtë:

Shpërthimi

Një shpjegim i mundshëm është shpërthimi në bord, për shkak të një bombe apo diçkaje të ngjashme në ngarkesën e avionit, që mund ta ketë hedhur atë në erë. Ai nuk ka qenë mjaftueshëm i fortë që ta rrëzonte avionin, por ka shkaktuar një shtypje të papritur që i ka bërë pasagjerët të përfundonin pa ndjenja, ndërsa avioni ka fluturuar derisa i ka mbaruar lënda djegëse. Kjo duket si teoria më logjike.

Zjarri

Një shpjegim tjetër mund të jetë zjarri, pas të cilit pilotët që kanë ndjekur rregullin e emergjencës për pilotim, ia kalë arritur ta kthenin pajisjen në drejtimin perëndimor të Malajzisë, por kanë humbur vetëdijen para se të arrinin të dërgonin një mesazh emergjence. Një tjetër teori logjike.

Një çarje e skeletit të avionit

Kjo mund të ketë çuar në një shtypje të ngadaltë, që e ka bërë këdo të pavetëdijshëm. Kjo mund të ndodhë në modele të ngjashme avionësh. Gjendja, e quajtur hipoksi – ose pamjaftueshmëri oksigjeni – mund të ketë bërë që pilotët të humbisnin kontrollin dhe të bënin gabime, pa qenë të aftë ta drejtonin avionin. Edhe një teori tjetër bindëse.

Rrëmbimi

Një konkluzion i shprehur nga kryeministri Najib Razak më tepër se një javë më parë, i bazuar në besimin se dikush në avion mund të ketë fikur të gjitha komunikimet. Po pse do të donte një grabitës avionësh që ta ndryshonte drejtimin e avionit për në Oqeanin Paqësor?

Sabotazhi

Njëri ose të dy pilotët – kapiteni Zaharie Ahmad Shah dhe bashkëpiloti Fariq Abdul Hamid – mund të kenë fikur me qëllim komunikimet dhe mund të ketë ndryshuar drejtimin e avionit për në Paqësor. Po cili ishte qëllimi? Vetëvrasja e pilotit A mund të jetë përpjekur njëri nga pilotët të vrasë veten bashkë me gjithë të tjerët që ndodheshin në bord? Analizat e personalitetit të tyre nuk e mbështesin këtë. Edhe nëse ai do ta bënte këtë, pse ta përfshinte të gjithë bordin pak pas nisjes? Pse ta mbante avionin në fluturim 7 orë derisa atij t’i mbaronte karburanti?

Vjedhja

Një tjetër teori është se kapiteni ka menduar uljen në një zonë të largët, pasi i është ofruar një sasi e konsiderueshme parash nga një grup kriminal që ka planifikuar ndryshimin e avionit e që më pas ta përdorte për një sulm terrorist. Mirëpo nuk është gjetur asgjë që mund ta inkriminonte kapitenin – dhe çfarë mund të bënin hajdutët me më tepër se 200 pasagjerë të zemëruar?

Dështime mekanike

Gjithçka u prish, përveç autopilotit “të zgjuar” të pajisjes, që vazhdoi ta drejtonte avionin drejt perëndimit larg prej radarit të vendit, derisa i mbaroi karburanti dhe ra në Oqeanin Paqësor.

Një sulm terrorist

Kushdo në bord ka rezultuar i pastër dhe pa përfshirje në akte terroriste. Mirëpo, cili do të ishte synimi i terrorizmit, pa një grup terrorist apo politik të përfshirë në të? Një sulm kibernetik A mund të ketë qenë ndonjë pasagjer me një kompjuter portabël i aftë për të sulmuar kontrollet e pajisjes dhe ta bënte atë të papërdorshëm në duar e pilotit? Kjo do të kërkonte një skemë komplekse dhe një gjeni kompjuterësh, me njohuri të veçanta në kontrollet e avionëve – po pse do ta ndryshonte fluturimin një njeri i tillë dhe ta çonte në një drejtim të paditur?/360grade.al

Share: