Home KRYESORE Shyhet afati për regjistrimin në zgjedhje, dhe 19 ditë kohë për dialog…

Shyhet afati për regjistrimin në zgjedhje, dhe 19 ditë kohë për dialog…

Ditën e hënë skadon afati për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, por përtej parashikimeve të Kodit Zgjedhor, është menduar që Partisë Demokratike t’i lihen edhe 19 ditë afat për t’u regjistruar.

Pika 1 e nenit 64 të Kodit Zgjedhor parashikon që, çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Referuar dekretimit të datës së zgjedhjeve (18 Qershor), ky afat përfundon në datën 10 prill.

Nisur nga kjo, referuar “Shqiptarja.com” mësohet se KQZ ka vendosur t’i regjistrojë partië opozitare në zgjedhje dhe përtej datës 10 prill.

Kreu i KQZ-së, Denar Biba, u shpreh se në një situatë të tillë, vota e tij do të jetë pro regjistrimit të subjekteve zgjedhore, edhe përtej këtij afati.

“Vota ime do të jetë pro regjistrimit të cilësdo partie edhe përtej afatit. Natyrisht, jo përtej çfarëdolloj afati. Unë po flas vetëm për votën time. Nuk e di se si do të votojnë kolegët. Por, kjo gjë nuk mund të shkojë pa fund, pasi në momentin, që është data 29 prill, që do të depozitohen listat e kandidatëve dhe që ne duhet të nisim urgjentisht në atë moment printimin e fletëve të votimit, nëse fletët e votimit do të jenë printuar, natyrisht nuk ka më kuptim se çfarë të regjistrosh”, u shpreh kreu i KQZ-së.

Share: