Studentët serbë kanë rinisur protestat e tyre, për të kundërshtuar zgjedhjen e presidentit të ri, Aleksandar Vuçic, duke pretenduar se ka pasur parregullsi të mëdha në zgjedhje, përfshirë kufizimin e mediave, frikësimin e votuesve dhe ryshfet.
Fitorja në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit e Vuçiçit, i jep partisë së tij, Partisë Progresiste, kontroll mbi gjithë legjislativin dhe proceset qeverisëse.
Disa kritikë kanë paralajmëruar se një koncentrim i tillë i pushtetit, do të shtynte këtë vend ballkanik përsëri në autokraci. Protestuesit thonë se Vuçiç dhe partia e tij janë të korruptuar. Protestat në Serbi janë organizuar çdo ditë përveç fundjavës, për shkak të festës së Pashkëve.