Home KRYESORE Të dorëzosh armët pa leje përkundrejt një “shpërblimi”? Ja çfarë propozon Paulin...

Të dorëzosh armët pa leje përkundrejt një “shpërblimi”? Ja çfarë propozon Paulin Sterkaj:

Deputeti socialist për Qarkun e Shkodrës, Paulin Stërkaj, ka bërë një propozim të veçantë në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë.

Teksa anëtarët e pranishëm në mbledhje kanë diskutuar e më pas miratuar nismën për të shtyrë amnistinë e dorëzimit të armëve deri në 31 dhjetor të këtij viti, Stërkaj ka menduar për diçka më shumë.

Gjatë mbledhjes, ai propozoi që atyre personave që dorëzojnë vullnetarisht armët, t’u jepet një stimul, e në lidhje me këtë propozoi t’u jepet në laptop.

“Propozoj që atyre që dorëzojnë armët t’u jepet një stimul i vogël psh një laptop”, tha deputeti Stërkaj.

Nuk dihet nëse ky stimul do ketë apo jo më shumë efekt në dorëzimin vullnetar të armëve, që sipas deputetëve të Komisionit të Sigurisë deri më tani ka patur rezultate mbresëlënëse.

Sakaq, deputeti socialist ka propozuar që të gjithë kolegët e tij t’i nisin takimet e fushatës elektorale me thirrje drejtuar qytetarëve për dorëzimin e armëve.

Share: