Zbardhet dëshmia e vëllezërve të ish-kryepolicit Artan Cuku që u ekzekutua ditën e djeshme para shtëpisë së tij në Tiranë.
Mësohet se ata kanë thënë në polici se dyshojnë se vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës që ka mbajtur në Policinë e Shtetit.
Kështu, vëllezërit e viktimës kanë treguar se vrasja mund të ketë motiv ngjarje të ndodhura vite më parë, pasi Cuku nuk ruhej nga askush, nuk kishte konflikte të fundit dhe nuk kishte shprehur shqetësim.
Po kështu, ata përjashtojnë që ekzekutimi të ketë lidhje me vetëvrasjen e Agim Dakës. Sipas tyre, të afërmit e Dakës janë betuar se kjo çështje është mbyllur dhe se kanë dhënë fjalën që nuk do të hakmerreshin për të.
Dyshimet janë tashmë te çështjet që ai ka rihapur kur ka qenë kryepolic në Vlorë dhe në Tiranë/ Panorama