Home KRYESORE Video/ Tom Doshi hakmerret ndaj Pandeli Majkos: Mos më thuaj Tome, por…

Video/ Tom Doshi hakmerret ndaj Pandeli Majkos: Mos më thuaj Tome, por…

Ka pasur debat dhe perplasje sot ne komisionin e Ligjeve, ku socialistet kane sulmuar Ministrine e Transporteve, per shtesen e kontrates per ndertimin e rruges Tirane-Elbasan. Sakaq, teksa kishte “humbur” prej disa muajsh, deputeti Tom Doshi është kthyer në personazhin kryesor të Komisionit të Ligjeve dhe po debaton me të gjithë.

E sot ai ka marrë hak ndaj Pandeli Majkos, i cili ne mbledhjen e heres se shkuar te komisionit në një kohë që Doshi e ka thërritur deputetin e PS në emër, ky i fundit i ka kujtuar që për të ai është “Zoti Majko”. Sot ishte Doshi qe “i ktheu borxhin”.

REPLIKAT SOT NE KOMISION:

Doshi: Ju jeni parti e 20%..

Hysi: Zoti Doshi jo keshtu..

Majko: Tome nje minut se do flas une..

Doshi: Mos me thuaj Tome, por Zoti Doshi.

Majko: Ke te drejte.

REPLIKAT NË KOMISIONIN E RRADHES SE SHKUAR

Pandeli Majko: Në diskutimin që ne bëmë me përfaqësuesit e EURALIUS, dhe unë dëshiroj të ruaj opinionin tim që ILDKP nuk duhet të merret me sektorin privat në mënyrë të prerë. Tom Doshi: Pandi, kisha…

Pandeli Majko: Unë jam zoti Majko…

Tom Doshi: Po mirë mo, zoti Majko, Pandi, se kolegë jena. Zoti Majko, nuk jam dakord me ty, sepse e mira është që edhe në të ardhmen të futen subjekte të tjera private. Mos ta bajmë vendim strikt. Se këta janë institucioni ma i korruptuar në vend, deklarimi i pasurive. Kryeinspektori është njeriu më i korruptuar që është në Shqipni.

Share: