Home KRYESORE Vjen paralajmërimi për SHBA : “Kujdes në Siri, lëvizjet e radhës do...

Vjen paralajmërimi për SHBA : “Kujdes në Siri, lëvizjet e radhës do kenë pasoja globale”!

Rusia, Siria dhe Irani kanë paralajmëruar SHBA-në që të përmbahet nga sulmet e tjera në Siri duke thënë se lëvizjet e njëanshme mund të kenë pasoja për sigurinë globale.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se takimi trepalësh ishte mbledhur për të diskutuar aksionin e Amerikës, i cili sipas tij ka pasoja serioze për sigurinë rajonale dhe globale. Lavrov ka hedhur akuza edhe në deklarata e SHBA-së se në Siri janë përdorur armët kimike, duke shtuar se kjo ende nuk është vërtetuar.

Ai ka thënë se një hetim ndërkombëtar për sulmin në fjalë duhet të përfshijë opinionet e ekspertëve nga Brazili, India, Irani apo vendet e tjera.

Kurse ministri i jashtëm sirian, Walid Muallem i ka cilësuar si të papranueshme veprimet e SHBA-së për sulmet ajrore.

Të tri shtetet kanë folur për procedurat e tjera në rast agresioni të radhës nga Amerika, por nuk kanë specifikuar se çfarë do të bëjnë.

SHBA ka akuzuar qeverinë e Sirisë për përdorimin e armëve kimike, gjë që shaktoi edhe sulme ajore nga Amerika në bazën e Assadit./360grade.al

Share: