Nga Voltana Ademi
Ditmir Bushati gënjen lehtë shumë Fresh-in tënd, por jo shkodranët!
Ditzi po shpif e gënjen kur thua se Bashkia nuk merr në dorëzim impiantin e ujrave të zeza.
E vërteta është që drejtorët e korruptuar, të preferuar të socialistëve nuk bëjnë dorëzimin qëllimisht. Për të zgjidhur këtë situatë kemi komunikuar zyrarisht duke dërguar shkresa zyrës së BE që ka bërë investimin! Tani mbetet vetëm të bëjmë kallzim në prokurori për këtë fakt!
Në Shkodër po të thërrasin si turist partiak, boll se po bëhesh qesharak! Sa shumë dashni po ke për Shkodrën!!! Ku ishe katër vite??? Por ke te drejtë, ta kërkon mashtrimi elektoral!
Po mundoheni të bëni diversion të bllokoni e shkatërroni gjithçka në Shkodër, por çdokush e ka kuptuar se po bani një lojë të ndyrë!
Për transparencë po botoj shkresen derguar Ambasadores Romana Vlahutin!