Home KRYESORE Xhafaj: Jo kompromiseve politike që politizojnë policinë

Xhafaj: Jo kompromiseve politike që politizojnë policinë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj doli përpara rekrutëve të rinj të akademisë së policisë për te dhënë një mesazh të fortë politik.

“Është hap mbrapa që në një shtet të së drejtës të kërkosh që zgjidhjet politike t’i realizosh përmes të ashtuquajturave kompromise që politizojnë dhe rrezikojnë funksionin dhe rolin e Policisë së Shtetit”.

Ne fakt, përdorimi i mundshëm i policisë në zgjedhje ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i opozitës, por edhe te eksponentëve te caktuar te LSI. Ata kane paraqitur disa shembuj të politizimit të policisë, me emërime militantësh në postet drejtuese të saj.

“Ne e kuptojmë shumë mirë rëndësinë jetike që ka sjellja e policisë në një proces zgjedhor. E dimë shumë mirë se çfarë dëmi mund të sjellë edhe për atë forcë që është në qeveri, nëse nuk garanton sjellje dhe veprim të policisë në përputhje me kushtetutën dhe me ligjin. Ndaj vullneti im si ministër, vullneti i kësaj qeverie për të garantuar zgjedhje të qeta, të lira, të ndershme edhe për sa i përket veprimit të policisë, është i plotë dhe i qartë”, thotë Xhafaj i cili del garant se policia s’do të përzihet në betejën zgjedhjore.

Por Xhafaj eshte qartazi nje eksponent i paster politik qe edhe nese është në gjendje që të garantojë mospërfshirjen e strukturave të policisë në këtë proces, por a do ta besoje opozita ate!?

Xhafaj ka ai nën kontroll drejtorët e policisë, shumë prej të cilëve janë emëruar nën ndikimin e drejpërdrejtë të Saimir Tahirit dhe e pritën me parrulla mallëngjyese shkarkimin e tij.

Lulzim Basha e kundërshtoi fort emërimin e Xhafajt, madje edhe kërcënueshëmpavaresisht qe nuk beri asnje reagim te qenesishem…

Share: