Të gjithë e dimë se Angela Merkel, është konsideruar si personi i dytë më i fuqishëm në botë, klasifikimi më i lartë i arritur nga një grua. Por shumë pak kanë dëgjuar për pasurinë e kancelares gjermane
Revista ekonomike amerikane “Forbes”, raporton se Merkel, gruaja e dytë që ka mbajtur këtë post, pas Margaret Thatcher, posedon një vlerë neto të pasurisë prej 11.5 milionë dollarësh.
Merkel ka shërbyer si kryetare e “G8” dhe është duke luajtur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e çështjeve financiare dhe krizës, jo vetëm në Evropë, por edhe në nivele ndërkombëtare.
Liderja që pritet të takohet me presidentin Trump, gjithashtu me një nga njerëzit më të fuqishëm të botës, ka adresuar çështje të shumta në zhvillimin e energjisë të së ardhmes dhe kujdesit shëndetësor.
Ajo shërben si kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005.