Pas një lajmi të dale nga Top Channel se masat e sigurisë nuk janë shtuar vetëm për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, por edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha ka reaguar zëdhënësja e këtij të fundit.
Erla Mëhilli shkruan në profilin e saj në Facebook se ky është një “fake news”.
“Sipas një lajmi të rremë të të Top Channel, ish-kryeministri Berisha “është shfaqur të enjten në çadër me masa të shtuara të sigurisë personale”. Lajmi është tërësisht i pavërtetë dhe i denjë vetëm për një media të keqpërdorur nga Edi Rama”, – shkruan shprehur Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ne fakt, pas këtij reagimi lajmi është hequr nga faqja zyrtare e Top Channel, por Mëhilli shkruan se edhe kjo nuk është korrekte pasi normalisht duhej bërë përgënjeshtrim.