Home KRYESORE Zvicër, 21-vjeçari me origjinë shqiptare vret me goditje karateje pronarin e një...

Zvicër, 21-vjeçari me origjinë shqiptare vret me goditje karateje pronarin e një fabrike

Një shtetas zviceran me origjinë shqiptare ka qëlluar për vdekje me disa goditje karateje pronarin e një fabrike zvicerane, baba i dy fëmijëve.

Mediat vendase e kanë identifikuar si Alexander M., 21 vjeç me prejardhje të huaj. Ai akuzohet për vrasjen e Fabrizio C., drejtorit 44-vjeçar të një fabrike orësh. Ndërkohë duke folur për shkaktarin e vdekjes së fabrikantit ai është një “zviceran me prejardhje kosovare”.

Po kështu shkruajnë edhe mediat në gjuhën italiane, në rajonin ku ka ndodhur vrasja, e cila ka shkaktuar tronditje në kantonin jugor të Zvicrës, në Tiçino./lapsi.al

Share: