Janë rreth 7.4 miliardë persona, të cilët jetojnë në planetin tonë, por këta 20 burra dhe gra lista me poshte, bëjnë që toka të komandohet.
Lista e përvitshme e revistës “Forbes” për Njerëzit më të Fuqishëm të Botës, identifikon një person të vetëm nga 100 milionë, veprat e të cilit kanë impaktin më të madh.
Për të katërtin vit radhazi, Forbes ka renditur të parin presidentin rus Vladimir Putin si njeriun më të fuqishëm në botë. Që nga vend i tij i lindjes, zhvillimet në Siri, e deri tek zgjedhjet presidenciale të SHBA, lideri rus vijon të marrë atë që do.
Në vendin e dytë, është presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump i cili pasohet nga gruaja më e fortë në botë, Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë.
Mes qindra mijëra kandidatëve, ne njerëzit me ndikim dhe fuqi në të gjithë planetin është edhe Papa Françesku i cili renditet në vendin e 5-të të listës së Forbes.
Në listën me 74 persona janë edhe 11 emra të rinj, mes tyre Theresa May, kryeministrja e Britanisë së madhe, Rodrigo Duterte, Presidenti i Filipineve por edhe Presidenti turk Recep Taip Erdogan.
- Benjamin Netanyahu (Kryeministër, Izrael)
- Jamie Dimon (CEO, JPMorgan Chase)
- Ali Hoseini Khamenei (Ayatollah i Madh, Iran)
- Carlos Slim Helu (President, Grupo Carso)
- Salman bin Abdulaziz al-Saud (Mbret, Arabi Saudite)
- Warren Buett (CEO, Berkshire Hathaway)
- Je Bezos (CEO, Amazon)
- Theresa May (Kryeministre, Mbretëri e Bashkuar)
- Li Keqiang (Kryeministër, Kinë)
- Mario Draghi (President, Banka Qendrore Europiane)
- Mark Zuckerberg (CEO, Facebook)
- Narendra Modi (Kryeministër, Indi)
- Larry Page (President, Alphabet)
- Bill Gates (President, Fondacioni Bill & Melinda Gates)
- Janet Yellen (Presidente, Rezerva Federale)
- Papa Francesk (Papë, Kisha Katolike Romane)
- Xi Jinping (Sekretar i Përgjithshëm, Partia Komuniste e Kinës)
- Angela Merkel (Kancelare, Gjermani)
- Donald Trump (President, SHBA) *Bazuar në Dhjetor 2016
- Vladimir Putin (President, Rusi)