Home KRYESORE 360grade.al/Analiza/Bashkëpunimi PS-PD, e pësojna partitë “rrebele” dhe Lsi përsëri King-maker!

360grade.al/Analiza/Bashkëpunimi PS-PD, e pësojna partitë “rrebele” dhe Lsi përsëri King-maker!

Kjo marrëveshje e re, e padëgjuar ndonjëherë në Botë dhe në Shqipëri, masakron shanset për të gjitha Partitë Politike rrebele dhe të vogla. Masakron teorikisht dhe praktikisht, Fatmir Mediun, Ben Blushin, Gjergj Bojaxhiun, Skënder Gjinushin, Partinë Agrare Ambientaliste dhe bën të pavlefshme një listë të gjatë siglash të reja e të vjetra, që do të mbeten “prapa liste”.

Sipas sondazheve më optimiste PS, e konsumura dhe e hutuar nga kjo marrëveshje politike, nuk i kalon dot 62 deputetë. PDIU e Idrizit, do të mundet vetëm të mbijetojë, me jo më shumë se 2 deputetë, në rastin më të mirë. Ëndra e Gjinushit për të “rilindur” partinë e tij, u shkrinë krejtësisht. PD, sigurisht që do të ketë mjaft shanse të fitojë më shumë terren, sepse baza demokrate është shumë entuziaste. Sondazhet thonë se PD, në raport me vitin e kaluar 2013, do të ketë më shumë deputetë dhe më shumë vota.

Mirëpo rritjen më interesante pritet ta ketë LSI, sepse Marrëveshja Rama-Basha, ka bërë shumë të pakënaqur, nga e Majta dhe këto vota do të shkojnë natyrshëm te Meta. Sepse në këtë rast Ilir Meta, ka një argument më shumë në sytë e votuesve të majtë. Marrëveshja Basha – Rama, e zhvesh atë nga çdo akuzë apo ankesë e dikurshme e të majtëve, për bashkëqeverisjen me Berishën, në vitet ‎2009-2013.

Në rastin më të keq LSI do të ruajë numurin 16 të deputetëve që kishte në 2013, por burime nga LSI, bëjnë me dije se sipas sondazheve të tyre, rritja do të jetë mjaft e madhe, si pasojë e rrjedhjes së vazhdueshme të votave të pakënaqura socialiste drejt saj. /360grade.al/

Share: