Home KRYESORE “8 orë punë, 8 orë gjumë dhe 8 orë dëfrim”, ja historiku...

“8 orë punë, 8 orë gjumë dhe 8 orë dëfrim”, ja historiku i 1 Majit

Çdo 1 Maj në mbarë botën festohet “Dita e Punëtorëve”, “Dita e Punës” (Day Labour), ose “Festa e Punëtorëve”.

1 Maji është një festë ndërkombëtare që celebron arritjet e punëtorëve dhe synon angazhimin e sa më shumë sindikatave me qëllim përmirësimin e kushteve të punës.

Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi përmes parullës “8 orë punë, 8 orë gjumë, 8 orë dëfrim”.

Kremtimi i 1 majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, me 1 maj 1866.

“Do të vijë një kohë kur heshtja jonë do të jetë më e fuqishme, se zëri që ju po mbysni sot”.

Ishin këto fjalët e fundit të August Spies, një nga katër punëtorët e pafajshëm, që u ekzekutuan pas shpërthimit të një bombe në Sheshin “Haymarket” në Çikago, në maj të vitit 1886, ku humbën jetën tetë drejtuesit kryesorë të lëvizjes së punëtorëve.

“Krimi” për të cilin Spies dhe shokët e tij po dënoheshin, ishte të qenurit militantë në luftën që punëtorët kishin ndërmarrë për të drejtat e tyre dhe punën 8 orëshe.

Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1867.

Në tetorin e vitit 1884, Federata e Sindikatave të Organizuara dhe e Bashkimit të Punëtorëve, caktoi 1 Majin e 1886-ës si datë kufi përtej së cilës punëtorët amerikanë do refuzonin të punonin më shumë se 8 orë në ditë.

Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës. Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet dita ndërkombëtare e punëtorëve.

Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori Vendim, që: Dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si “festa e punëtorëve“, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e Ligje; Liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.

Në Shqipëri pavarësisht simbolikës që ka kjo datë në kalendar konsiderohet si një dite feste dhe pushimi.

Ndërsa në kohën e regjimit komunist në Shqipëri 1 Maji ishte një nga ditët më të rëndësishme të vitit./360grade.al

Share: